Një akt vandalizmi ka ndodhur natën e kaluar në Belsh. Persona të paidentifikuar kanë shkatërruar stolat dhe molin në shëtitoren buzë liqenit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës ndërsa shkatërrimi është i madh dhe i qëllimshëm duke përfshirë të gjithë vendet e pushimit rreth liqenit në qendër të qytetit.

Bashkia e Belshit ka bërë kallëzimin në polici dhe kërkon sa më parë daljen para përgjegjësisë së autorëve. Një ngjarje e tillë është e paprecedentë në Belsh, i cili pas investimit ishte kthyer në një qytezë te bukur turistike. Që prej vitit 2016 kur ishte kryer ky investim, në Belsh nuk ishte dëmtuar asnjë stol apo lulishte.

Vetëm dy javë me parë, bashkia bëri zëvendësimin e dërrasave të molit të konsumuara nga lagështia, ndërsa dëmtimi i një nate më parë ka sjellë dëme të konsiderueshme.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA