Reagime për deklaratat e Vuçiç/ Në Kosovë kërkojnë transparencë për dialogun nga Kurti

23/08/2022 12:11

Kanë kaluar katër ditë që kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilit i ka prezantuar edhe disa pika që duhet të përfshijë marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve.

Detajet dhe propozimet e së cilës publike i bëri vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në Kosovë deklaratat e Vuçiç cilësohen se duhet të merren me rezervë, ndërkohë që kërkohet llogaridhënie nga qeveria e vendit sa i përket procesit të dialogut.

Megjithatë, Ymeri shton se Kurti duhet të mos ndërroj qëndrim sa u përket pikave të përmendura nga presidenti serb.

E për Partinë Socialdemokrate, dialogu është ne një pikë që nuk sjellë asgjë të re dhe i hapë rrugë asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Qeveria e Kosovës gjatë së hënës nuk ka konfirmuar  as mohuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, sipas të cilit Kurti ka kërkuar që marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë njohjen reciproke dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare, zbardhjen e fatit të të zhdukurve, atyre të përdhunuar, të zhvendosur dhe shkatërrimin e pronës publike e private, kthimin e objekteve dhe dëmshpërblimet e luftës, po ashtu është kërkuar edhe respektimi reciprok i të drejtave të serbëve në Kosovë dje shqiptarëve në Luginë të Preshevës e si pikë përfundimtare është rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara me parë dhe dispozitat përfundimtare.

Top Channel