Prodhonte vezë të pakontrolluara dhe i vendoste logo të markave të tjera, arrestohet pronari i pularisë në Shkodër

23/08/2022 13:20

Pronari i një pularie të palicensuar që prodhonte dhe shiste vezë të pakontrolluara është arrestuar këtë të martë në Shkodër.

55-vjeçari Vitor Gjergji banues në fshatin Bërdicë, akuzohet për veprat penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”.

Pularia nuk ishte e regjistruar në organet tatimore ndërsa vezët 55-vjeçari i shiste me emërtimet e markave të tjera.

Për rastin, është shpallur në kërkim drejtori i AKU-së në Shkodër dhe është vënë nën hetim inspektori pranë Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Shkodër. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Top Channel