Një 26-vjeçar me inicialet M.M është arrestuar ditën e sotme ne Pogradec pasi kryente veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.
Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë i shtetasit M. M., 26 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e marrë në përdorim nga ky shtetas, në fshatin Blacë, Pogradec, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive. Gjithashtu nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se lokali në përdorim nga 26-vjeçari, ishte i paregjistruar në organet përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Top Channel