Ekspozita e kishave të Korçës/ Një dekadë kërkimi për historinë e kishave ortodokse, rikthehen edhe të rrënuarat Në Bibliotekën Kombëtare është çelur ekspozita “Libri ukrainas”, në të cilën janë përfshirë botime mbi historinë, kulturën, identitetin dhe letërsinë ukrainase, në gjuhën ukrainase dhe atë angleze.
Librat e ekspozuar janë pjesë e “Këndit të Librit Ukrainas”, i cili u përurua pak ditë më parë në prani të Ambasadorit të Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, dhe drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, z. Piro Misha.
Ngritja e këtij këndi vjen si pjesë e projektit “Rafti i Librave Ukrainas” me nismën dhe kujdesit e Zonjës së Parë së Ukrainës, Olena Zelenska, me qëllim shkëmbimin kulturor mes vendeve. Nismë kjo që I ka pasur fillesat që para luftës.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun e gjerë deri më datë 2 shtator. Këto libra do të jenë pjesë e një këndi të dedikuar dhe mund të kenë akses nga të gjithë menjëherë pas përfundimit të ekspozitës.
Top Channel