Një 18-vjeçar që dyshohet se ka vrarë Madrid Ulqinakun javën e kaluar në Elbasan, është vënë sot në pranga.

Horgito Peqini u arrestua këtë të hënë, ndërkohë që është shoqëruar edhe një 33-vjeçar me inicialet K.S, që ishte bashkë me autorin e vrasjes.

Dy ditë më parë, gjykata la në burg Edjen Dinon, 18-vjeçari, i cili është arrestuar si i dyshuar në konfliktin që i mori jetën 33-vjeçarit.

Madrid Ulqinaku u vra në bulevardin e Elbasanit 3 ditë më parë pas një konflikti banal me disa adoleshentë.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe para 25 vitesh (1997) i kishin vrarë vëllanë, gjatë trazirave të asaj kohe.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA