Shtatë turistë mbetën të bllokuar në kanionet e Langaricës në llixhat e Bënjës në Përmet.
Pesë turistë nga Polonia janë shpëtuar nga policia, ndërkohë që dy turistë gjermanë janë ende në shpellë.
Çifti gjerman kishin edhe një fëmijë, i cili është nxjerrë menjëherë nga zjarrfikësit e Përmetit, ndërsa prindërit mbeten të bllokuar, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se turistët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”. Shkak dyshohet se është bërë moti i keq pasi kjo pasdite është shoqëruar me reshje intensive në zonë, për pasojë ka dalë nga shtrati lumi i Langaricës. Ndërkohë, pritet të ulet niveli i ujit në shpellë për të ndërhyrë në shpëtimin e gjermanëve, ndërsa ata kanë kërkuar ushqim pasi u kanë përfunduar rezervat ushqimore.
Top Channel