27/11 18:30
Manchester United po nxiton në fundin e merkatos për të përforcuar skuadrën.
Cody Gakpo është shumë pranë transferimit në “Old Trafford”, kështu raportojnë mediet britanike. Sulmuesi i PSV-së ka dhënë “dritën” jeshile, ndërsa dhe anglezët kanë gati ofertën e duhur.
Holandezët kërkojnë 33 milionë paund, një shifër që drejtuesit United janë të gatshëm ta paguajnë, për të mbyllur me sukses këtë operacion.
23-vjeçari ka shënuar dy gola në dy javët e para në Eredivisie, ndërsa edicionin e kaluar mori pjesë në 24 golat e PSV, me 12 finalizime personale dhe 12 asist në 27 ndeshje.
Top Channel