Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Beltojë.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë plagosur 6 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Forcat e policisë dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital. Aksi Shkodër-Lezhë vijon të mbetet një ndër më problematiket në vend ku thuajse çdo ditë raportohen aksidente me dëme në njerëz dhe dëme materiale.

Sidomos gjatë stinës së verës, ky aks mbipopullohet nga automjetet duke krijuar trafik dhe radhë të gjata pasi është me vetëm me dy korsi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2022, rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, në fshatin Beltojë, janë përfshirë në aksident rrugor, automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. Gj., 30 vjeç, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin malazez P. G., 42 vjeç dhe automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar A. B., 24 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, njëri prej të cilëve, shtetasi I. Gj. është në gjendje të rëndë, si dhe janë dëmtuar gjithashtu shtetasit D. Gj., 54 vjeçe, O. G., 44 vjeçe dhe A. H., 25 vjeçe, pasagjere në këto automjete.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA