Aksident në Papër të Elbasanit/ Plagoset rëndë një grua, dyshohet se drejtuesi ishte përgjumësh
22/08/2022 13:02
Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër.
Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur pasagjerja dhe shoferi, ky i fundit në gjendje më të lehtë.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi është përgjumur gjatë ecjes dhe për pasojë është përplasur me një mur rrugës.
Është dashur ndërhyrja e ekipeve të zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurit nga mjeti.
Top Channel