Ky është momenti kur policia kap çekët të cilët po tentonin të fotografonin tunelin që të çonte në uzinën e Poliçanit.

Në videon e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, duket teksa forca të shumta policore dhe persona të tjerë ndodhen në vendngjarje.

Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy të ndaluarve në tunel. Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA