Lufta vështirësoi blegtorinë, Ekspertët: Të regjistrohen fermat dhe baxhot për të konkurruar importin

21/08/2022 20:15

‘’ Sot kemi një teknologji më moderne dhe një infrastrukturë më të mirë qoftë të mbjellave dhe të serave ku sot po eksportojmë këto prodhime drejt vendeve të Be-së.’’- tha ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi

E ndërsa sipërfaqet me të mbjella në fusha dhe sera shtohen, një tjetër realiteti shohim në sektorin e blegtorisë.

Rënia e numrit të blegtorisë nga viti në vit është në rënie, për vitin 2021 sipas të dhënave nga INSTAT në vendin tonë ka 27 mijë gjedhë më pak. Ky ishte një ndër vitet më të vështirë në sektorin e blegtorisë, lufta në Ukrainë solli rritjen e çmimit të ushqimt blegtorial. Përpos kësaj, tkurrja e blegtorisë ka ardhur dhe si pasojë e lëvizjes demografike nga fshati në qytet.

Braktisja e fshatit nga të rinjtë u vendosi kyçin stallave dhe baxhove në zonat rurale. Por ekspertja e ekonomisë thotë  vendi ynë  mund të shpëtojë nga varësie e qumështit nga Serbia, fermat ekzistuese do të subvencionohen për litër qumësht dhe ushqimin e gjëse së gjallë. Sepse  të ardhurat  nga shitja e qumështit të fermës, blegtorëve u mjaftonin vrtem për të siguruar racionin ditor të ushqimit të lopës, deles, apo dhisë.

 ‘’Në këtë moment është koha që t’i hedhim sytë blegtorisë, pasi zhvillimi i këtij sektori do të rriste vendet e punës, do të rriste prodhimin vendas. Gjithashtu ndoshta do ta shikonim si një sektor strategjik për eksport. por që të ngodhi e gjithë kjo duhet të rriten inevstimet dhe grantet në këtë sektor.”– tha ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi

Prodhimet blegtoriale vendase do të konkurojnë qumështin e fermave të importit atëherë kur fermat dhe baxhot të regjistrohen, pasi kështu jo vetëm që shtohen të ardhurat në vend por garantohet dhe  siguria ushqimore.

“Por para kësaj duhet që ky sektor të jetë i formalizuar pasi kemi fermer të vegjël të cilët punojnë në mënyrë informale. Formalizimi i këtij sektori do të na sillte jo vetëm rritje të prodhimit të brendshëm , që do të thotë se ne nuk jemi më të varur nga importi , por edhe ulje të çmimi të produkteve blegtoriale . Gjithashtu kjo do të bënte të mundur dhe rritjen e eksporteve dhe rregullimin e bilancit tregtarë për sa i përket Shqipërisë.- tha Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie

Nga ana tjetër në vendin tonë shtohet numri i parqeve të bletëve. Për vitin 2021 në Shqipëri ka 36 mijë familje bletësh më tepër.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA