Exclusive/ Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, prokuroria regjistron çështjen me tre akuza që lidhen me spiunazh
21/08/2022 16:11
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Gramsh mbrëmjen e djeshme, ku gazetarja Anila Hoxha bën të ditur për Top Channel se prokuroria e Elbasanit e ka regjistruar këtë çështje me tre akuza që lidhen me spinazh.
Sipas gazetares Anila Hoxha prokurorët besojnë se kanë prova që “blogerët” po kryenin spiunazh.
Ata do të dalin para gjykatës për tre vepra penale: Neni 214, sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake një shteti të huaj me qëllim cënimin e pavarësisë, neni 237 goditje për shkak të detyrës dhe mbajtje e armëve të ftohta pasi mbajtja e neuropalizuesve profesionale futet tek armët e ftohta sipas njërit nga anetarët e grupit të hetimit.
Top Channel