Emri/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Fier! Prindërit ishin të pranishëm kur ndodhi aksidenti, 2-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës

21/08/2022 15:45

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi në Fier paraditen e sotme, ku humbi jetën një fëmijë 2-vjeçar,.

Banorët e zonës kanë folur për Top Channel, ku kanë treguar se në momentin e ngjarjes fëmija ka qenë duke luajtur në oborr, ku kanë qenë të pranishëm edhe prindërit e tij.

Fëmija është transportuar për në spitalin e Fierit por ka mbërritur pa shenja jete. Roland Rasha ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë dhe është goditur nga një bombul oksigjeni që familjarët e kishin grumbulluar për skrap.

Në momentin e ngjaries kanë qenë të pranishëm dhe prindërit e femijës të cilët e kanë transportuar menjëherë për në spitalin e Fierit por pa mundur ti shpëtojnë jeteën pasi fëmija ka ndërruar jetë rrugës.

“Nuk ishte në gjendje të mirë ishte shumë keq kur po e çonim në spital. Sa ikëm ne deri në kat të dytë ai mbaroi. Po lozte tek shtëpia e tij kur i ra bombola. Mua më thanë që bombola I ka rënë në kokë kur po luante në oborr.”- thanë ata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA