38-vjeçari plagos me sende të forta një person në Ndroq, e ndihmon edhe xhaxhai/ Pronari i lokalit fsheh ngjarjen

21/08/2022 09:47

Një sherr ka ndodhur në një lokal në Ndroq në Tiranë, ku një 38-vjeçar ka plagosur me sende të forta një person.

Mësohet se Saimir Mansaku ka goditur shtetasin Perparim Troplini, ndërsa xhaxhai i autorit, Halit  Mansaku është futur për t’i ndarë dhe ka mbetur pjesë e konfliktit.

38-vjeçari Saimir Mansaku është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa xhaxhai i tij akuzohet për “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pushkë, 2 krehër arme zjarri pistolete dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë Paetrit Reka, pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi ka dëmtuar vendin e ngjarjes dhe nuk ka kallëzuar krimin. Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA