Ekspozitë për kromofobinë/ Hapet në New York arti me paragjykimet ndaj ngjyrave

20/08/2022 15:56

A kemi një paragjykim ndaj ngjyrës në art? Paragjykimet që janë krijuar gjatë shekujve të etiketuara si ‘kromofobi’, janë subjekt i një ekspozite të re në Muzeun Metropolitan të Artit të Nju Jorkut.

Historianët e artit dhe arkeologët kanë prova të forta se veprat e artit të lashtë grek dhe romak ishin pikturuar me drite dhe kolor, duke eksploruar rrënjët e paragjykimeve perëndimore kundër ngjyrës.

Chroma, një ekspozitë e re në Muzeun Metropolitan të Artit të Nju Jorkut, eksploron trashëgiminë tonë të teknikës dhe rrënjët e një paragjykimi që shkon thellë në historinë e artit.

Ai bazohet në kërkimin e profesorit Vinzenz Brinkmann, udhëheqës në fushën e studimeve të lashta të polikromisë, të cilët kanë zbuluar dizajne të lashta me ngjyra duke përdorur dritën UV, duke krijuar rindërtime se si do të ishin shfaqur fillimisht skulptura greke dhe romake.

Megjithatë, ata kanë hasur në kritika gjatë rrugës. Është një trend që artisti David Batchelor theksoi në librin e tij Chromophobia.

“Sa më shumë lexoj, aq më shumë e vë re këtë model rezistence ndaj ngjyrës; këtë tendencë për ta trajtuar ngjyrën si orientale, primitive, infantile, kitsch apo kozmetike”, thotë ai.

Studimi  zbulon pse ne nuk e vlerësojmë ngjyrën, duke vënë në dyshim një keqkuptim shekullor.

Siç i thotë kuratorja e Chroma, Sarah Lepinski: “Është e rëndësishme që audienca të kuptojë që mënyra se si  e shohin skulpturën e lashtë greke dhe romake nuk është mënyra se si u krijua për herë të parë.”

Top Channel