Policia e Durrësit ka vënë në pranga 49-vjeçarin Agim Gjinin të shpallur në kërkim që prej majit të këtij viti gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, i cili u iniciua nga deklarimet e të pendarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Për t’i shpëtuar arrestimit 49 vjeçari i akuzuar për grabitje, armëmbajtje pa leje dhe pjesë e një grupi të strukturuar kriminal u fsheh në një dollap të banesës së tij.
Në maj të 2013 Agim Gjini së bashku me të shumëkërkuarin Talo Çela dhe me të pandarin e drejtësisë Nuredin dumani në Marikaj të Vorës i grabitën rreth 20 mijë euro një qytetari nga Shijaku, i cili jepte para me fajde.
Ky krim ishte i pazbardhur derisa Nuredin Dumani ra në pranga dhe tregoi krimet ku kishte marrë pjesë duke nxjerrë kështu urdhër-arresti edhe për Agim Gjinin.
Në dëshminë e tij dumani tregon se në garazhin e 49-vjeçarit ai dhe bashkëpunëtorët fshihnin makinat e vjedhura.
Arrestimi i Agim Gjinit e çon në 19 numrin e të arrestuarve gjatë operacionit “Plumbi i artë”, ndërkohë që 13 të tjerë mes tyre Talo Çela, Suel Çela dhe Ervis Martinaj vijojnë ende në arrati.
Top Channel