SHBA i dërgon Ukrainës raketat e fuqishme për shkatërrimin e radarëve

18/08/2022 17:39

SHBA-ja i ka dërguar Ukrainës raketa AGM-88 HARM, të cilat funskonojnë enkas për shkatërrimin e radarëve.

Përparësinë që Ukraina tani ka me sigurimin e këtyre raketave–sigurisht se do t’i ndihmojë në luftën kundër ushtarëve rusë.

Madje rusët duhet të mendojnë dy herë para se të kyçin radarët, pasi këto raketa për pak sekonda mund të arrijnë në cak – pra t’i shkatërrojnë plotësisht.

Raportimet e para se Ukraina posedon këto raketa u shfaqen në fillim të gushtit, pasi që një bloger rus filmoi mbetjet e një rakete AGM-88 në vendin ku ishte shkatërruar sistemi kundërajror rus. Ndërkaq tani e ka konfirmuar edhe Pentagoni.

“Kemi përfshirë raketat kundër radarëve që mund të shkrepen nga aeroplanët, dhe mund të kenë efekt kundër radarëve të rusëve”, tha gjenerali amerikan Colin Kahl, duke mos thënë detaje për llojin e raketave të dërguara në Kiev.

Raketat AGM-88 HARM janë armë të fuqishme, por jo edhe të reja. Për herë të parë u përdorën në vitin 1983 dhe një raketë e tillë peshon mbi 300 kilogramë, është e gjatë mbi katër metra dhe mund të fluturojë me shpejtësi prej 2 Mach.

Më herët ishin përdorur për shkatërrimin e radarëve në operacione luftarake në Libi, Irak dhe Jugosllavi. Aktualisht i përdorin 15 vende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA