Elon Musk po bënte shaka, por një tjetër miliarder synon blerjen e Manchster United

18/08/2022 08:41

Elon Musk dëshiron të blejë Manchester United? Jo, pronar i Teslas, e kishte me shaka, por një tjetër miliarder, madje mjaft serioz, dëshiron të bëhet pronar i “Djajve të Kuq.

“Dailymail” shkruan se Sir Jim Ratcliffe ka si objektiv të blejë shumicën e aksioneve të klubit legjendar anglez nga pronarët aktualë amerikanë, Glazers.

Një zëdhënës, duke folur në emër të pronarit miliarder të Ineos (kompani shumëkombëshe me seli në Londër), theksoi se biznesmeni anglez e sheh veten si një “blerës potencial”.

Ratcliffe, një tifoz i deklaruar i Manchester United, është i hapur për të blerë fillimisht një pakicë akisionesh me qëllim që të marrë kontrollin e plotë të klubit në të ardhmen.

“Nëse klubi është në shitje, Jim është pa dyshim një blerës potencial”, tha zëdhënësi për “The Times”. “Nëse diçka e tillë do të ishte e mundur, ne do të ishim të interesuar të bisedonim me synimin për një pronësi të plotë në të ardhmen”, shtoi zëdhënësi.

Ratcliffe do të përdorte investimet për të përmirësuar infrastrukturën aktuale, kryesisht në një “Old Trafford” të vjetruar.

Top Channel