Dhjetë të vrarë nga bombardimet në Kharkiv gjatë natës, qytetari ukrainas: Më shpëtoi Zoti

18/08/2022 16:35

Kanë vijuar bombardimet nga forcat ruse në qytetin Kharkiv tëUkrainës , ku të paktën dhjetë persona janë vrarë gjatë natës.

Zyrtarët ukrainas bëjnë me dije se shtatë persona u vranë gjatë sulmeve të natës ndërsa tre të tjerë u vranë nga raketat që goditën banesat në agim.

I mbijetuari Bohdan Oliinyk tha se ekipet e shpëtimit, shpëtuan gruan dhe dy fëmijët e tij që ishin brenda një konvikti katërkatësh që u godit.

“Unë isha në divan atëherë, por u ngrita tre minuta para këtij shpërthimi dhe dola jashtë. Ndoshta Zoti më shpëtoi.,” tha Oliinyk.

 

 

Top Channel