Derbi shqiptar i Conference League/ Përballja mes “Shkupit” dhe “Ballkanit” të Kosovës

18/08/2022 15:47

Si asnjëherë më parë një derbi shqiptarë do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në play-off-in e Conference League.

Në Arena “Todor Proeski”, mbërmjne sotme përballet Shkupi, ekipi shqiptarë i Maqedonisë së Veriut dheBallkani  i Kosovës.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut ashtu si edhe ata të Kosovës kanë për herë të parë shansin për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të një kompeticioni europian të përmasave të tilla.

Për këtë arsye pritet një derbi i zjarrtë, në një sfidë ku nuk mungojnë edhe protagonistë të njohur të kampionatit Shqiptar, sidomos te Ballkani, duke nisur nga Ilir Daja, që pas titullit kampion në Kosovë kërkon të përsërisë një arritje si ajo me Skënderbeun, ku shkoi në grupet e Europa League.

Përveç trajnerit kryeqytetas, në radhët e Ballkanit militojnë dhe Stivi Frashëri, Nazmi Gripshi, e Rustem Hoxha, teksa së fundmi kanë marrë dhe ishin e Laçit, Zarubica.

Shkupi ndërkohë, e etiketuar si skuadra nga Çairi, është krenaria e Shvercerave, një prej tifo grupeve gjithmonë prezent, edhe në sfidat e Kombëtares Kuqezi, me prani të ndjeshme në vendin tonë edhe falë marrëdhënieve vëllazërore me Tirona Fanatiks.

Sa i përket ecurisë së kësaj vere Shkupi vjen në këtë fazë pasi u eliminua në Europa League përballë irlandezëve të Shamrock Rovers, teksa më parë në Champions nuk mundën të kalonin as Dinamon e Zagrebit.

Për bardhekaltërit nga Cairi, është një motiv më shumë për të gjetur frymëzimin ekstra për një arritje madhore.

Po kaq të motivuar janë edhe te Ballkani, ku kualifikimi edhe pse dramatik nga pika e bardhë e 11-metërshave ndaj Klasvijk në Ishujt Faroe rrit edhe më shumë entuziazmin përpara sfidës më të rëndësishme të sezonit.

Interesant është fakti se Shkupi dhe Ballkani u përballën këtë verë edhe në një miqësore në mesin e qershorit, takim ku triumfoi skuadra e Ilir Dajës me rezultatin 2-0, por gjithsesi këtë herë gjërat janë ndryshe, pasi ka kaq shumë në lojë, dhe kjo është një sfidë e tëra e hapur.

Këtë derbi shqiptarë në arenën europiane do të kenë mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel