Barcelona doli jashtë garës, portugezi i City-t tundohet nga oferta e PSG-së

18/08/2022 14:24

Bernardo Silva, një objektiv i madh në merkato i Barcelonës nuk do të bashkohet me katalanët për shkak të problemeve financiare që po përballet klubi spanjoll.

Manchester City ka vendosur ta shpallë futbollistin të pashitshëm në këtë moment, pasi kanë mbetur vetëm dy javë nga mbyllja e merkatos.

Megjithatë, në garë për portugezin është futur PSG, që ka paraqitur një ofertë prej 59 milionë stërlinash.

Dëshira e lojtarit ishte Barcelona, por me daljen e klubit spanjoll nga gara,  opsioni i vetëm për portugezin është Parisi. 28-vjeçari është shumë i rëndësishëm për Pep Guardiolën dhe këtë tekniku e ka pranuar gjithmonë, duke shpresuar në qëndrimin e tij në “Etihad”.

Silva është pjesë e Man. City-t që prej vitit 2017 dhe në sezonin e fundit në Premier League portugezi luajti 35 ndeshje dhe shënoi 8 gola. Sezoni i ri nuk ka nisur aspak mirë për Silvan, i cili në dy ndeshjet e para ka luajtur vetëm 39 minuta.

Top Channel