Për herë të tretë radhazi/ Gjenden sërish skelete njerëzish në liqenin që po thahet në Las Vegas

17/08/2022 12:56

Më shumë mbetje skeletore njerëzore u zbuluan në zonën e Swim Beach të Liqenit Mead, duke shënuar herën e tretë që autoritetet raportojnë gjetjen e mbetjeve në liqenin që po thahet.

Deri më tani këtë vit, autoritetet kanë gjetur mbetje njerëzore në liqen pesë herë, tre prej të cilave kanë qenë në Swim Beach.

Është e paqartë nëse tre zbulimet në Swim Beach janë të gjitha nga një person apo individë të veçantë.

Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas pas një njoftimi shkoi tek liqeni dhe bëri ndërhyrjen e nevojshme. së bashku me mjekësinë ligjore.

Përveç atyre të gjetura në Swim Beach, dy grupe të tjera mbetjesh janë zbuluar në liqen në maj♪7 të këtij viti, duke përfshirë një trup që po hetohet si rast vrasjeje.

Viktimës iu gjetën shenja plumbash dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga mesi i  ’70 deri në fillim të viteve ’80.

CNN shkruan se rrobat dhe këpucët e viktimës ndihmuan hetuesit të përcaktojnë kohën e përafërt të vdekjes, pasi disa prej tyre kishin ende etiketat të dukshme.

Vetëm një javë pasi u gjetën eshtrat e para, një grup i dytë zbuloi në gjirin Calville të liqenit një tjetër person.

Mbetjet kanë filluar të zbulohen pasi vija bregdetare e Liqenit Mead po zvogëlohet në mënyrë dramatike për shkak të thatësirës së vazhdueshme.

Thatësira ekstreme ka bërë që nivelet e ujit në Liqenin Mead (rezervuari më i madh i ujit në vend), të bjerë në vetëm 27% të kapacitetit të tij të plotë , duke kërcënuar furnizimin me ujë për miliona njerëz në rajon.

Ndërsa niveli i ujit bie, vizitorët kanë arritur të shohin mbetje të tjera në liqen, duke përfshirë një anije të fundosur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe valvulën origjinale të rezervuarit që i përket vitit 1971 .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA