Nuk ka fund të lumtur, Bayern heq dorë nga dëshira e Nagelsmann

17/08/2022 14:17

Bayern mund të jetë një nga ekipet më të mira në planet, mund të jetë një nga klubet më të strukturuara, por kur vjen puna tek merkato tregohet i kujdesshëm dhe nuk bën çmendurira.

Bayern shkoi deri në një ofertë prej 23 milionë eurosh, megjithatë Leipzig nuk e konsideroi të mjaftueshme shifrën për austriakun, i cili sezonin e shkuar shënoi 4 gola në Bundesliga.

SuperSport shkruan se Nagelsmann e donte me patjetër që ta transferonte në “Alianz Arena”, megjithatë tashmë gjithçka është mbyllur dhe lojtari do të vijojë aventurën e tij me skuadrën që aktivizohet nga sezonin 2017-2018.

Laimer është dhe pjesë e përfaqësues së Austrisë, me të cilën është aktivizuar në 24 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar edhe 2 gola. Në të shkuarën ka qenë dhe pjesë e skuadrave austriake Liefering dhe Salzburg. Pavarësisht dëshirës së madhe të trajnerit për ta pasur në ekip, Bayern duhet të presë së paku dhe për një tjetër edicion për të siguruar shërbimet e tij.

Top Channel