Bashkia e Tiranës monton stola të rinj për banorët e Kopshtit Botanik
17/08/2022 15:43
Teksa shumë prej qytetarëve i janë drejtuar bregdetit për pushime, Bashkia e Tiranës vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës në qytet.
Së fundmi, punëtorët e qytetit kanë nisur vendosjen e stolave të rinj për banorët në zonën e Kopshtit Botanik.
Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj teksa ka postuar fotot nga puna që po bëhet në këtë zonë tepër të populluar të kryeqytetit.
“Stola të rinj të montuar me kujdes dhe shumë dashuri nga ekipi i Punëtorëve të Qytetit , për banorët e Kopshtit Botanik”, shkruan Veliaj.
Paralelisht vijon puna dhe për rehabilitimin e infrastrukturës arsimore dhe asaj rrugore.
Top Channel