Zjarr i madh në juglindje të Spanjës, më shumë se 1 mijë të evakuuar

16/08/2022 14:46

Spanja vazhdon ende luftën e saj me flakët. Një zjarr i madh në jug lindje të vendit dogji më shumë se 10,000 hektarë në zonën e Vall de Ebo.  

Zjarri filloi kur  një rrufe  goditi zonën dhe solli evakuimin e më shumë se 1000 njerëzve

Qindra zjarrfikës të mbështetur nga 25 avionë dhe helikopterë u vunë në vijën  e parë të front me flakët, por pa mundur ta vënë nën kontroll. erërat e forta dhe terreni i vështirë e komplikojnë punën e tyre

Autoritet kanë thënë se do të presin derisa sa situata të stabilizohet para se tu bëjnë sërish thirrje banorëve të zonës të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Deri më tani, këtë vit, Spanja ka pësuar 390 zjarre, të nxitura nga temperaturat përvëluese dhe kushtet e thatësirës, ​​të cilat kanë shkatërruar më shumë se 265 mijë  hektarë tokë, sipas shifrave të fundit nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA