Një sherr ka degraduar me përdorimin e thikës në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një person.

Sherri nisi kur i riu me iniciale A.D., ka dëmtuar xhamin e automjetit të 23-vjeçarit A.P. Ky i fundit, ka bërë vetëgjyqësi, duke plagosur me mjet prerës autorin.

Policia thotë se në konflikt janë përfshirë edhe R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta.

Këta dy të fundit janë lënë të lirë, ndërsa dy të tjerët janë shoqëruar në komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel