101 gravura nga Taso janë ekspozuar ne galerinë e Pogradecit duke sjellë peisazhet e Pogradecit, njerëzoren dhe përditshmerine. 

Piktori i njohur për stilin e tij të vecantë  këtë herë ka sjellë gjithcka ndryshe me punime që i ka ekspozuar për herë të parë e për të cilat i është dashur gati gjysmë shekulli për t’i realizuar.  Mes emocionesh Taso tregon se gjithcka e ka një mesazh edhe kjo ekspozitë e tij e si përherë ai vazhdon të jetë kritik.

Për ata që e njohin artin e Tasos kjo ekspozitë mbetet një moment i rëndësishëm për artistin, por edhe për artdashësin.

101 gravura nuk ishte një përzgjedhje rastësore e artistit për këtë ekspozitë retrospektive.  Pa diskutim janë më shumë punimet e tij të cilat ai shpreson t’i ekspozojë në vazhdimësi.

Top Channel