Punonjësi i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavelli u plagos nga një 55-vjeçar këtë të premte.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë, ndërsa sikurse duket edhe në pamjet e siguruara nga Dorjana Bezat, plumbat duket se kanë kapur edhe një mjet që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.
Plumbat e kapën në bark punonjësin e IMT-së, i cili aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.
Ai kishte shkuar për të prishur një shtëpi dhe i zoti i banesës e ka qëlluar me armë.
Autori Qani Muça 55 vjeç është identifikuar dhe arrestuar nga policia.
Sipas informacioneve, banesa ka nisur të shembet që në mëngjes, pasi ë zonë pritet të bëhet një rikualifikim urban dhe do të ndërtohet një rrethrrotullim.
Policia ka shoqëruar në polici edhe familjen e autorit.
Top Channel