Dëshira për të takuar familjen në fshatin Uznovë të Madhe të Beratit ekspozoi ish shefin e stacionit policor në Dhërmi Sokol Bode ndaj policisë.
Pak para se ndaj tij të pritej urdhër arresti ai doli nga pika e kalimit kufitar të muriqanit dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Për gati 5 vite dyshohet se u fsheh në Angli ndërkohë që procedim gjyqësor ndaj rij vijonte dhe GJKKO e dënoi në mungesë me 12 vite burg.
Forcat operacionale kishin marrë informacion për vendndodhjen e ish policit I cili prej 4 ditësh ndodhej në shtëpinë e prindërve. Operacioni u filalizua nga OFL dhe nuk pati kundërshti apo tentativë arratisje nga Sokol Bode.
Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes ai u soll në tiranë dhe agjencia e mbikqyrjes policore po kryen procedurat e ndalimit. Bode akuzohet se kishte lidhje me grupin criminal Habilaj. Së bashku me kolegun e tij Gjergji Kohila ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga vellezrit Habilaj në drejtim të Italisë. Fillimisht pjesë e dosjes ka qenë edhe ish drejtori I vlorës Jaelt çela dhe ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Më vonë çcështja ndaj ish ministrit u veçua dhe ai po vuan dënimin me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.
Top Channel