SPAK konsideron si sukses hetimor sekuestrimin e gati 70 milion euro asete pasurore që i përkisnin krimit të organizuar, por kuvendi është i pakënaqur dhe ndaj, në një rezolutë të dorëzuar prokurorisë së posaçme i kërkon të tregojë forcat në të njëjtën mënyrë,  edhe ndaj zyrtarëve të korruptuar për të cilët i sugjerohet SPAK-ut që të vendosë sekuestro të pasurive të zyrtarëve të lartë që dyshohet se janë të korruptuar.

Në këtë rezolutë të posaçme, kuvendi i kërkon SPAK-ut , që të forcojë luftën kundër korrupsionit përmes ndjekjes penale, sekuestrimin dhe konfiskimin  dhe ndjekjen penale që rezultojnë thuhet më tej të lidhura me korrupsionin si dhe të zbatohen standartet më të mira në drejtim të garantimit dhe të drejtave të njeriut në procedimet penale, të së drejtës për proces të rregullt dhe barazisë së shtetasve përparimit ligjit dhe parimit të propocionalitetit , parimi të ligjshmërisë dhe objektivitetit dhe paanshmërisë .

Më tej kuvendi kërkon që të zbatohen parimet e ligjit, për funksionimin efikas të sektorëve të dokumentacionit dhe gjithashtu për hetimit financiar pranë prokurorisë së posacme ku shërbimet gjyqësore pranë BKH duhet të kenë shërbime edhe jashtë Tiranës. Kërkohet po ashtu cilësi dhe shpejtësi në hetime.

Dhe duke kujtuar pritshmëritë e qytetarëve nga njëra anë dhe të ndërkombëtarëve nga ana tjetër, kuvendi e përmbyll rezolutën ndaj SPAK  me kërkesën për hetime proaktive ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë dhe sidomos për cështje me interes dhe impact të lartë publik.

Top Channel