Kërkesë e lartë për pambukun/ Brazili shton sipërfaqet e mbjella

11/08/2022 20:40

Rruga nëpër Cristalina, Brazil është në mes të tropikëve, por fushat në të dyja anët duken sikur janë të mbuluara me borë — për shkak të bimëve  të pambukut që shtrihen deri në horizont.

Bimët të ndërthurura me fushat e misrit dhe sojës po lulëzojnë në heshtje aty: duke u përballur me vëmendjen negative mbi ndikimin mjedisor të industrisë së agrobiznesit, fermerët po i kthehen gjithnjë e më shumë pambukut dhe po adoptojnë teknika të qëndrueshme për ta prodhuar atë. Brazili është tani furnizuesi i dytë më i madh në botë i pambukut, pas Shteteve të Bashkuara .

Marcio Portocarreiro: Ne kemi filluar procesin e edukimit të prodhuesve të pambukut në vitin 2005, duke futur protokollet e certifikimit dhe prej atëherë kemi punuar dhe futur sfida të reja: mjedisore, marrëdhëniet e punës dhe praktikat e mira bujqësore në përgjithësi.  Sot kultivuesi është i vetëdijshëm se duke prodhuar pambuk të qëndrueshëm ai ka një treg të garantuar që vjen për të blerë këtë produkt, sepse kërkesa është shumë më e lartë se oferta botërore e këtij pambuku.

Jo më pak se 84 për qind e pambukut të rritur në gjigantin bujqësor të Amerikës së Jugut është certifikuar nga Better Cotton Initiative (BCI), një grup ndërkombëtar jofitimprurës për të promovuar bujqësinë e qëndrueshme të pambukut.

Industria po përpiqet të përmirësojë imazhin ndërkombëtar të bujqësisë braziliane, të njollosur nga një histori e gjatë pune të skllevërve, përdorimit të rëndë të pesticideve dhe shkatërrimit të pyjeve tropikale të Amazonës .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA