I zhdukur prej paradites së djeshme, trupi i 14-vjeçarit është nxjerrë sot nga ujerat e lumit Seman.

Përgjatë gjithë natës familjarë të të mitur dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit.

Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë vendit te ngjarjes kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët të cilët nisën kerkimet.

Të gjitha dyshimet janë se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.

Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës kanë tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA