Tentuan të trafikonin rreth 1 ton drogë, lihen në burg tre skafistët
10/08/2022 11:29
Gjykata e Vlorës vendosi të lejë në burg tre skafistët nga Vlora të arrestuar si rrjedhojë e operacionit “Syri” të zhvilluar nga Guardia Di Finanza dhe Policia e shtetit.
Ata janë Arber Saraseli 31 vjeç, Saverjo Imeraj 21 vjeç dhe Qemal Pekmezi 19 vjeç të cilët u kapën me 991 kg lëndë narkotike marjuanë 13 milje larg Vlorës.
Nga operacioni i Guardia Di Finanza janë arrestuar edhe dy shtetas ukrainas si dhe është shpallur në kërkim Gregor Likaj.
Mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe mjeteve lundruese.
Top Channel