Katër persona mes tyre tre të mitur kanë shpëtuar mrekullisht, pasi rrezikuan të mbyteshin në detin e Shëngjinit.
Ata ishin larguar me gomardare një milje larg detit dhe nuk po ktheheshin dot në breg.
Policia Kufitare Shëngjin i ka ardhur në ndihmë gjatë patrullimit në det, duke shpëtuar pushuesit.
Dy fëmijë të moshave 12 dhe 13 vjeç, të cilët ishin larguar në det pa dijeninë e prindërve të tyre, mbetën të bllokuar larg bregut.
Fatmirësisht u shpëtuan dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa dy të tjerë ishin shtetas kosovarë (babai 45 vjeç me djalin 10 vjeç), të cilët gjithashtu u shpëtuan, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg.
Të dy u nxorën në gjendje të mirë shëndetësore nga deti.
Top Channel