Donatella, një shqiptare e cila vuante prej vitesh nga varësia ndaj drogës u vetëvra në burgun e Montorios në Itali.
Babai e çoi në qendra të ndryshme të specializuara, madje edhe jashtë Italisë, dy herë në Spanjë, më pas në Kroaci dhe në Belgjikë për ta shëruar.
“Të shpëtoja atë ishte bërë arsyeja ime për të jetuar”, tha ai për median italiane, Corriere della Sera.
Babai i Donatellës takoi dhe përqafoi me lot në sy gjykatësin Veronez që ndoqi rastin e vajzës së tij.
“Unë po dridhesha, të dy u ndjemë të mundur”.
“Gjyqtari dhe unë ishim të dy duke qarë. Ndihemi të mundur dhe të humbur, kërkuam falje. Unë po dridhesha, Donatella ime gjithmonë më fliste për këtë magjistrat si të ishte baba i dytë për të. Ajo tha se ishte i vetmi që kishte përzemër. Në fillim askush nuk gjeti forcë të fliste, kishte vetëm lot”, tha babai i Donatella Hodos , 27-vjeçarja e cila u vetëvra javën e kaluar .
Gjyqtari Vincenzo Semeraro kishte shprehur solidaritetin e tij me familjen e Donatellës në një letër .
Magjistrati Mbikëqyrës i Gjykatës së Veronës e ka ndjekur personalisht çështjen që prej vitit 2016. Babai i quajtur Nevruz dhe gjyqtari u takuan dje në mënyrë private.
“Kur u takuam, doja shumë t’i thosha gjyqtarit se ai nuk duhet të ndihej fajtor, sepse Donatella më tregonte gjithmonë për angazhimin që kishte ai ndaj saj”, tregon ai.
“Ky gjyqtar e ndoqi me përkushtim të vërtetë çështjen e vajzës sime, e vizitoi në burg, kërkoi zgjidhje. Ndonjëherë kisha ndjenjën se ai e ndiqte më shumë se unë. Ajo ma përshkroi atë si një baba të dytë.”
Babai thotë se ndihet fajtor për vdekjen e vajzës së tij.
“Ku gabova? Në çfarë? Nuk e prisja kurrë që Dona ime ta bënte një gjë të tillë, asnjëherë. Ndjej se jeta ime pa Donën nuk vlen asgjë , jam unë që dështova, jo gjyqtari”, thotë ai i shqetësuar.
Në një rast, e reja kishte ikur ende nga shtëpia . Për dy vjet ajo ishte në Spanjë, kur babai i saj e gjeti “ajo ishte në kushte të tmerrshme, peshonte vetëm 24 kilogramë, ishte një skelet … E mora dhe e solla në shtëpi, e kujdesa për tre muaj, pa e lënë asnjëherë derisa u shërua. Për fat të keq më pas ajo u rikthye me ne, edhe atëherë nuk pushova kurrë së qeni pranë saj, duke e ndihmuar”.
“Për vajzën time nuk isha i vetmi gabim. I gjithë sistemi ka dështuar dhe për mendimin tim as kontrollet në burg nuk kanë qenë adekuate. Për këtë bëra një ankesë, për fat të keq vajza ime nuk do të kthehet por ajo meriton të vërtetën dhe drejtësinë”, tha ai.
Top Channel