Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 29 vjeçari në Tiranë
10/08/2022 09:50
Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane për lëndët narkotike, është arrestuar në Tiranë.
I riu me iniciale J. Gj banues në Tiranë, u arrestua falë operacionit policor të koduar “Savona”, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit.
Top Channel