Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një ambulancë është përplasur me një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, ku janë përplasur mjeti ambulancë me drejtues E. D., 55 vjeç, me automjetin me drejtues F. K., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA