Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të ndalojnë të gjithë vizitorët rusë – dhe Kremlini është përgjigjur me përbuzje.
“Rusët duhet të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”, tha Zelensky për The Washington Post .
Një ndalim i tillë, argumentoi ai, do të ishte më efektiv sesa sanksionet aktuale, të cilat ndalojnë linjat ajrore ruse dhe zyrtarët e lidhur me Kremlinin.
Rusët ende mund të marrin viza për BE dhe SHBA.
Thirrja e Zelensky mund të marrë vetëm mbështetje të kufizuar, pasi Rusia – pavarësisht sanksioneve – ka lidhje të gjera biznesi globale dhe turistët rusë janë ende të mirëpritur në destinacionet e pushimeve si Egjipti, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Top Channel