UNHCR: Mbi 10.5 milionë ukrainas të larguar deri më tani
09/08/2022 14:08
Më shumë se 10.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës me Rusinë, e cila nisi më 24 shkurt.
Të dhënat e fundit janë konfirmuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët këtë mëngjes.
Shumica e atyre që largohen nga Ukraina kanë hyrë në Poloni përmes Lvivit, ndërsa të tjerë kanë udhëtuar në Rumani, Moldavi, Hungari dhe vende të tjera evropiane.
Miliona ukrainas kanë lënë gjithçka për t’i shpëtuar plumbave e raketave ruse. Shumë prej fëmijëve u janë prerë ëndrrat në mes dhe janë detyruar që të kalojnë shumë peripeci deri në mbërritjen në një vend të sigurt.
Top Channel