Përfaqësuesit e bizneseve të mjeteve sportive ujore po protestojnë sot para Policisë së Shtetit.
Ata pretendojnë se u kanë bllokuar mjetet pa të drejtë dhe se nuk i lejojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Këtë herë protestuesit nga Durrësi, Vlora dhe Saranda janë mbledhur për të kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e tyre, i cili po i pengon të punojnë.
Prej disa ditësh në qytetet bregdetare po zhvillohen protesta nga pronarët e mjeteve ujore.
Vazhdimisht ata kanë kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët, për ushtrimin e aktivitetit në pjesën e mbetur të sezonit turistik.
Pas tragjedisë që ndodhi në Potam, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekje nga një gomone e cila drejtohej nga Arjan Tase, ka pasur një numër të lartë kontrollesh në bregdetet shqiptare.
Shumë mjete ujore u bllokuan, për të shtuar sigurinë në plazhe.
Top Channel