Foto ilustuese

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një fëmijë rreth 10-vjeç u vra aksidentalisht nga xhaxhai i tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur teksa 68-vjeçari me inicialet V.J. po pastrinte çiften dhe aksidentalisht e ka shrepur atë duke vrarë të nipin B.J, rreth 10 vjeç, e duke plagosur veten në dorë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Samrisht të Shkodrës, ndërsa në vendngjarje  po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2022, rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale  është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezikut  për jetën.

Në vendngjarje  po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA