Edhe pse jemi në mes të sezonit turistik në plazhin e Kunës vijon të ketë probleme me furnizimin e ujit.
Prej 9 ditësh kjo situatë vijon të jetë e njëjtë për banorët dhe turistët të cilët edhe pse paguajnë rregullisht nuk kanë marrë asnjë përgjigje për mungesën e ujit.
Ata shprehen se uji vjen vetëm 1 herë në ditë në oren 05:00 të mëngjesit. Gjithashtu në ato pak raste që ka, uji vjen me mbeturina dhe mban aromë të pakëndshme.
Kontaktuar nga Top Channel drejtori i ujësjellësit në Lezhë Zef Maci justifikohet me faktin që zona që nuk furnizohet me ujë të pijshëm është zona fundore e Kunës dhe shkak bëhet mos furnizimi me energji elektrike.
Kjo situatë ka dëmtuar jo pak turizmin sidomos në këtë zonë e cila u kthye në një nga më të frekuentuarat në Shëngjin.
Top Channel