Anulohen fluturimet në Paris, punonjësit e aeroportit futen në grevë për rroga

09/08/2022 12:19

Dhjetëra fluturime u anuluan në fundjavë në aeroportin e Charles de Gaulle, më i prekuri nga një konflikt social mbi pagat dhe kushtet e punës, që mund të ndikojë edhe në fillimin e pushimeve verore brenda një jave.

Zjarrfikësit e Paris-Charles-de-Gaulle (CDG), aeroporti i parë francez i quajtur ndryshe edhe “Roissy”, kanë qenë në grevë që nga e enjtja, duke detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil (DGAC) të kërkojë anulime parandaluese të fluturimeve për arsye sigurie.

Fluturimet janë anuluar paraprakisht dhe pasagjerët kanë qenë të paralajmëruar, ndërsa menaxheri i aeroporteve të Parisit nuk ka identifikuar probleme të mëdha, përveç “disa vonesave krejtësisht normale për një ditë nisjesh të mëdha”.

Qasja në aeroport nuk u pengua, si të premten, nga greva sindikale, vuri në dukje ai.

Aeroporti tjetër i madh në rajonin e Parisit, Orly, nuk ndikohet shumë nga lëvizja pasi në të bashkohen punonjës të tjerë të ADP dhe nënkontraktorë në një lëvizje ndërsindikale dhe ndërprofesionale për pagat dhe kushtet e punës, duke përfshirë njoftimet gjatë gjithë fundjavës.

Negociatat për pagat ende nuk kanë pasur sukses, ndërsa vazhdojnë bisedimet dhen ditët ën vijim pritet lajme të mira sa i përket kësaj. Gjithsesi aeroporti i Parisit ka njoftuar se aullime të tjera mund të vijojnë edhe për shkak të problemeve të tjera operacionale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA