Ishin pika kyçe kalimi për bazën ruse, Ukraina shemb dy urat në jug të vendit

08/08/2022 10:46

Ukraina ka kryer sulme me rreze të gjata mbi bazat e trupave ruse dhe dy pika kyçe kalimi, ura mbi lumin Dnipro, gjatë natës.

Zyrtarët ukrainas bënë me dije se dy kalimet e vetme që Rusia ka në pjesën jugore të territorit ukrainas janë goditur tashmë

E fundit u konfirmua nga Natalia Humeniuk, një zëdhënëse e Komandës Ushtarake Jugore të Ukrainës.

Më herët, burimet ruse vunë në dukje një sulm ukrainas në urën Antonivskyi në qytetin e pushtuar Kherson në Ukrainën jugore.

“Rezultatet (të goditjeve) janë mjaft të respektueshme, goditjet në urat Antonivskyi dhe Kakhovskyi,” tha zonja Humeniuk.

Kievi gjithashtu pretendon se ka goditur disa baza ushtarake në qytetin jugor të Ukrainës, Melitopol, të pushtuar nga Rusia në orët e para, duke vrarë trupa dhe duke shkatërruar pajisje.

“Sipas vlerësimeve paraprake, një sasi e konsiderueshme e pajisjeve ushtarake u shkatërrua,” shtoi kryetari i bashkisë në mërgim, Ivan Fedorov.

Top Channel