Centrali bërthamor i Zaporizhzhia funksionon normalisht pas sulmeve të djeshme

08/08/2022 10:24

Termocentrali më i madh në Europë, po funksionon normalisht, pavarësisht se u godit me raketa ditën e djeshme.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra tjetrën në lidhje me këto sulme. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje që inspektorëve ndërkombëtarë t’u jepet qasje në centralin bërthamor të Zaporizhjas.

Kjo thirrje më 8 gusht e shefit të OKB-së vjen pasi Ukraina dhe Rusia shkëmbyen akuza lidhur me granatimet gjatë fundjavës në centralin më të madh bërthamor në Evropë.

“Çdo sulm në centralin bërthamor do të ishte një akt i vetëvrasjes”, tha Guterres gjatë një konference në Japoni.

Megjithatë është bërë e ditur nga kreu I administratës lokale të instaluar nga Rusia, se centrali bërthamor po funksionon normalisht.

Top Channel