Inteligjenca britanike: Lufta në Ukrainë do të hyjë në një fazë të re me luftime më të ashpra

06/08/2022 09:42

Karvane të gjata kamionësh ushtarakë, tanke dhe artileri të tërhequr po lëvizin në jugperëndim larg rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore, tha Ministria e Mbrojtjes në Twitter në një përditësim.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është gati të hyjë në një fazë të re, me luftimet më të ashpra që do të zhvendosen në një vijë fronti prej rreth 350 km që shtrihet në jugperëndim nga afër Zaporizhzhya në Kherson, paralel me lumin Dnieper”, thuhet në Twitter.

Grupet taktike të batalionit, të përbërë nga 800 deri në 1,000 trupa,  janë vendosur në Krime dhe pritet të mbështesin trupat ruse në Kherson, sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Top Channel