Sulmi i izraelitëve në Rripin e Gazës/ Të paktën 15 të vdekur, publikohen skenat e tmerrshme të sulmit

05/08/2022 20:48

15 persona kanë ndërruar jetë së fundmi në Gaza, si pasojë e sulmeve të Izraelit.

Një ndër të vdekurit ishte një militant të lartë, sipas një zëdhënësi të ushtrisë izraelite.

Izraeli tha se kishte në shënjestër grupin militant të Xhihadit Islamik pas disa ditëve të tensionuara me rastin e arrestimit të një militani të lartë në Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore të së premtes në Gaza vranë rreth 15 luftëtarë të armikut, duke paralajmëruar se operacioni kundër grupit militant të Xhihadit Islamik nuk kishte përfunduar.

“Ne supozojmë rreth 15 të vrarë në aksion”, u tha gazetarëve zëdhënësi i ushtrisë Richard Hecht.

“Ne nuk kemi përfunduar ende”, shtoi ai, duke e përshkruar operacionin si një “sulm parandalues” që synon një komandant të lartë të Xhihadit Islamik.

 

 

Top Channel