Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, u dënua nga gjykatë në Rusi, nën akuzat për kontrabandë droge të enjten. Gjykata tha se ajo “qëllimisht” kishte sjell në Rusi vaj kanabisin duke e dënuar me nëntë vjet burgim.
Menjëherë pas vendimit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, lëshoi një deklaratë duke thënë se ky rast “është një rikujtim për atë që bota tashmë e di: Rusia pa të drejtë po e mbanë Brittneyn”.
Pas këtyre deklaratave, Rusia duket se ka reflektuar dhe ka ofruar përmes ministrit të saj të Jashtëm një ofertë.
“Rusia është e gatshme të diskutojë një shkëmbim të të burgosurve me Shtetet e Bashkuara përmes një kanali diplomatik të rënë dakord nga të dyja vendet, nga presidenti Joe Biden dhe ai Vladimir Putin”, tha Lavrov.
31-vjeçarja Griner, fituese dy herë e medaljeve të arta olimpike dhe yll i Shoqatës Kombëtare të Basketbollit të Grave në Shtetet e Bashkuara, u arrestua në mes të shkurtit, kur mbërriti në Rusi për të luajtur për një skuadër ruse, pasi iu gjet në bagazh vaj kanabisi.
Ajo u gjend në mes të vorbullës gjeopolitike të shkaktuar kur Presidenti Vladimir Putin filloi agresionin rus në Ukrainë më 24 shkurt, duke i çuar marrëdhëniet SHBA-Rusi në nivelin më të ulët që pas Luftës së Ftohtë.
Vetë Griner iu lut një gjyqtari rus gjatë se enjtes që të mos “t’ia mbyllte jetën” me një dënim të ashpër me burg
Top Channel