Marina tajvaneze paralajmëron largimin e 49 avionëve kinezë

05/08/2022 17:40

Marina tajvaneze ka bërë me dije se 49 avionë kinezë do të largohen ditën e sotme nga zona e saj e mbrojtur ajrore.

Rreth 10 anije të marinës kineze dhe 20 avionë ushtarakë kaluan sot vijën e ngushticës së Tajvanit, gjë e cila shkaktoi tensione.

Kjo erdhi pasi ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se ushtria e ishullit kishte dërguar avionë dhe anije dhe kishte vendosur sisteme raketore me bazë tokësore për të monitoruar situatën atje.

Tani, ministria e mbrojtjes tajvaneze ka thënë se avionët e saj kanë paralajmëruar largimin e 49 avionëve kinezë në zonën e saj të mbrojtjes ajrore sot.

 

Top Channel